Në një studim të madh për të vlerësuar suksesin e vaksinës, ekspertët ndoqën 1.7 milionë vajza mbi moshën 11 vjeçare, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Ata zbuluan se nivelet e kancerit të qafës së mitrës ishin 88 për qind më të ulëta tek gratë që ishin vaksinuar para moshës 17 vjeç dhe 50 për qind më të ulëta në gratë e moshuara që ishin imunizuar.

Vaksina HPV parandalon infeksionin nga virusi papillomak në njerëz, një grup i zakonshëm virusesh që qëndrojnë pas 90 përqind të rasteve të kancerit të qafës së mitrës.

“Studimi ynë tregon se vaksinimi HPV mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e kancerit të qafës së mitrës, veçanërisht nëse përfundon në moshë të hershme”, potencuan kryesues të studimit. /Lajmi.net/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";