Shaunna Harris, 24 vjeç, shkoi për të fryrë buzët, por situata shkoi mjaft keq.

24-vjeçarja mendoi se po vdiste kur fyti i saj sa vinte dhe po i mbyllej, pasi u kthye nga estetistja e saj. Ajo mori 0.5 ml mbushës buzësh kur ishte 18 vjeç dhe një 1 ml shtesë kur ishte 22-vjeç.

Por së fundmi ajo kishte vendosur të shkrinte mbushjen e buzëve përpara se t’i mbushte sërish me 1 ml tjetër. Por shkrirja e buzëve ishte ajo që i shkaktoi fryrje të gjithë fytyrës që në dukje është deridiku e frikshme.

Ajo tha: Menjëherë e kuptova se diçka nuk ishte në rregull. Ajo më dha tretësin dhe buzët e mia sapo u shpërthyen. E pyeta estetisten nëse ishte normale dhe ajo tha “po, buzët e njerëzve priren të fryhen”, por nuk dukej normale. Më pas, brenda 10 minutave, fytyra ime u fry. Nuk mund të shihja nga sytë. Fytyra ime ishte enjtur, kështu që estetisja ime mori makinën time dhe më çoi në spital. Unë dukesha e shpërfytyruar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shaunna tha se ndërsa ishte në makinë për në spital, ajo ‘po luftonte për të marrë frymë’ dhe mendoi se do të vdiste. Reagimi i Shaunna ndaj tretjes së mbushësit të buzëve ishte për shkak të një reaksioni alergjik ndaj hialuronidazës, thanë mjekët. Hyaluronidaza është një enzimë proteine ​​e tretshme, e cila përdoret shpesh nga estetistet për të zbërthyer acidin hialuronik që gjendet në mbushësin e buzëve.
/vizionplus.tv