Modelja e njohur, Emina Çunmulaj, ka festuar një ditë më parë 5-vjetorin e martesës. Në 20 qershor të vitit 2015 ajo dhe bashkëshorti i saj, i thanë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni madhështore.

E për të festuar siç duhet 5-vjetorin e martesës, Emina ka vendosur që të ndajë me ndjekësit disa nga momentet më pikante nga dasma e madhe.

Nga momenti i ecjes drejt altarit te momenti i kërcimit të çiftit, gjithçka duket shumë romantike. Emina shfaqet e veshur me një fustan nusërie që i rri pas trupit, ndërsa flokët i ka të kapur në hapjen e ceremonisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nuk mungojnë fotot nga arredimi i sallës me petale trëndafilash, apo edhe ato të fishekzjarrëve “Dita kur u ndjeva si një princeshë”, shkruan Emina në njërin nga postimet ku shfaqet si në përralla!

Ndërkohë një nga momentet e paharrueshme të modeles është kërcimi me të atin në dasmë, me këngën e tyre të preferuar!