Aaron Ramsey nuk po arrin të përshtatet në skemat e teknikut Sarri. Për këtë shkak vetë Juventus po mendon për një mesfushor tjetër.

Daily Express raporton se drejtuesit e Juventus po mendojnë për një shkëmbim shumë interesant. Jorginho është objektivi kryesor për ekipin e Maurizio Sarrit pasi mesfusha ka qenë reparti më i dobët i këtij sezoni.
Ndërkohë francezi Rabiot mendohej se do larhohej dhe ky do të ishte sezoni i tij i fundit në Torino. Në fakt ndeshja e fundit ndaj Milan i ka ndrryshuar mendimin drejtuesve bardhezi dhe po mendojnë për një zgjatje të kontratës deri në sezonin tjetër.

Ndërsa siç e dimë boshjaku, Miralem Pjanic, do të largohet në fund të sezonit në ekipin e Barcelonës pas shkëmbimit të bujshëm me brazilianin Arthur.

Aaron Ramsey drejt largimit për t’i hapur rrugën një super mesfushori shkruan Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";