Një ditë më parë nisën të qarkullonin lajmet se Ledri Vula do të bëhej baba për herë të parë. Thuhej se e dashura e tij Sara, është në muajt e para të shtatzënisë dhe gjinia e foshnjës është vajzë.

Ndërsa i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin NIN, këngëtari i njohur shprehu dëshirën për t’u bërë baba. Ai u shpreh se mezi po pret që të marrë në krahë fëmijën e tij pasi të gjithë shokët e këngëtarit janë bërë prindër.

Gjatë intervistës Ledri tha se dëshiron të provojë ndjesinë e të bërit baba dhe kur të shkojë në shtëpi të relaksohet me fëmijën e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Si të jetë e shkruar. Unë me qejfin ma të madh e pres. Krejt shokët e mi janë bo prindër. Kur i shoh, që pa marrë parasysh çfarë problemesh kanë, çfarë stresi kanë kur kthehen te fëmijët e tyre marrin atë dashuri, atë ndjenjë dhe asgjë tjetër s’ju intereson në botë kur shohin fëmijën edhe unë dua me e pas atë ndjenjë!”- tha këngëtari.

Çifti i njohur bënë publike lidhjen gjatë periudhës së karantinës dhe nuk ngurrojnë të shprehin dashurinë për njëri-tjetrin.

Por ende asnjëri prej tyre nuk ka reaguar për lajmet se Sara është në pritje të ëmbël.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";