Portieri dhe kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, feston sot 38-vjetorin e lindjes, një ditë e veçantë jo vetëm për të, por edhe për familjen e tij. Partnerja e tij, këngëtarja Çiljeta Xhilaga, ka ndarë në Instagram një dedikim të veçantë, ku shpreh mirënjohjen dhe dashurinë për rrugëtimin që kanë bërë së bashku.

Në postimin, ish konkurrentja e Ferma VIP, e përshkruan lidhjen e tyre si një histori jo të thjeshtë, të mbushur me sfida, por edhe me dashuri të vërtetë, përqafime që shërojnë gjithçka dhe stuhitë që nuk kanë mundur ta rrëzojnë marrëdhënien e tyre. Ajo vlerëson burrërinë e Alban Hoxhës, përkushtimin e tij si baba dhe partner, si dhe karakterin e tij të fortë, duke i uruar që familja e tyre të rritet e lumtur dhe e bekueshme.

Postimi i plotë:
Kam zgjedhur këtë foto të thjeshtë…
nga një ditë e thjeshtë…
por një nga ditët tona më të lumtura.
Sepse lumturia jonë nuk ka pasur kurrë nevojë për zhurmë…
vetëm për një të vërtetë: ne dy, dhe dashuria jonë që nuk dorëzohet kurrë

Ne nuk kemi qenë kurrë një histori e thjeshtë…
Jemi dashuri që digjet, që gërshetohet me flakë e zjarr, me grindje, me mall që të pret te dera, me fjalë që ndonjëherë lëndojnë e me përqafime që shërojnë gjithçka.
Jemi dy shpirtra që nuk u dorëzuan edhe kur stuhitë kanë dashur të na rrëzojnë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Je babai që e rrit me dashuri dhe me sakrifica dy djemtë tanë, që sot janë pasuria më e madhe që kemi.

Na ka parë Zoti teksa qajmë, grindemi, lutemi, kapemi fort dorë për dore dhe ngrihemi sërish.
Na ka parë teksa ndërtojmë jetën tonë gur më gur, pa maska, pa lojëra, pa luks të rremë – vetëm me besim, djersë dhe dashuri të vërtetë.

Faleminderit që nuk u largove kur u duk më e lehtë të ikje.
Faleminderit për burrërinë, për zemrën tënde , për karakterin tënd të hekurt.
Faleminderit që më zgjedh çdo ditë.

Uroj që Zoti ta mbajë zemrën tënde të fortë dhe të n’dritshme.
Që ëndrrat e tua të marrin fluturim.
Që familja jonë të rritet me bekim, me qetësi dhe me gëzime që s’kanë fund.
Që djemtë tanë të rriten duke parë shembullin e një burri të vërtetë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të dua sot, nesër dhe çdo ditë që frymoj.
Gëzuar ditëlindjen dashuria ime.
Edhe 100 me shëndet, me begati dhe me Zotin mbi ne