25-vjeçari shqiptarm Kim ka emocionuar dhe rrëmbyer zemrat e jurisë së American Idol dhe ka bërë krenarë shqiptarët në të gjithë botën.

Djali i talentuar nga Kosova ka mahnitur jurinë jo vetëm me zërin e tij, por edhe me historinë e tij personale dhe rrëfimin për luftën në Kosovë. E në skenë nuk munguan lotët kur ai këndoi për nënën e sëmurë që nuk e takonte prej 6 vitesh.

Por duket se “American Idol” tashmë mbetet një ëndërr e realizuar dhe Kim ka lajmëruar se tërhequr nga gara, me dëshirën e tij.

“Dua t’ju njoftoj the gjithve se nuk do të performoj në javën e Hollywood. Jam shumë mirënjohës i American Idol që më dha mundësinë të ndaj historinë time dhe të lidhem me njerëz nga e gjithë bota. Kam takuar disa njerëz të jashtëzakonshëm gjatë procesit dhe ju jam shumë mirënjohës të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë. Kjo ishte një ëndërr e realizuar dhe nuk do të ishte e mundur pa ju. Ju lutemi vazhdoni te me mbeshtetni pasi qe ky është vetëm fillimi. Ka shumë më tepër nga Kimi për të ardhur. Ju dua të gjithëve. ”, shkroi ai./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";