Rita Ora foli për sulmet e panikut që ka dhe çfarë bën për t’u përballur me to çdo herë.

Në një intervistë në podcastin ‘Brave New World’, ylli i popit foli sinqerisht për betejat e saj me shëndetin mendor, ndërsa zbuloi se ajo ka ‘mësuar të njohë’ shenjat e një sulmi paniku pasi ka përjetuar  për shumë vite momente të rënda nga stresi.

Ylli i popit tha se ajo kënaqet rregullisht në sauna me rreze infra të kuqe 40-minutëshe të ndjekura nga një zhytje e ftohtë ose dush. Për sulmet e panikut ajo përdor metoda të mjekësisë kineze për të kontrolluar simptomat si dhe akupunkturën, shkruan Living.

“Kam shumë ankth, por mendoj se të gjithë në vendin tim e kanë, të jem e sinqertë. Mendoj se tani është shumë bukur që këto lloj bisedash tani janë të lirshme, madje ka ditë që janë më të mira se të tjerat”, tha këngëtarja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Tani kam mësuar të kuptoj kur do më ndodh një sulm paniku. Më parë ende ndihesha sikur ishte diçka e huaj për mua. Unë bëj shumë akupunkturë dhe thjesht marr frymë dhe shtrihem diku për rreth 20 minuta. Unë e dua mjekësinë kineze dhe përpiqem të inkorporoj shumë metoda të ndryshme”, shtoi Rita.

Siç raportohet nga Daily Mail, këngëtarja kishte ndarë vështirësitë e saj me shëndetin e saj mendor përmes teksteve të albumit të saj të tretë “You and I” i cili u publikua në vitin 2023, duke zbuluar se ajo iu nënshtrua trajtimit pasi humbi një pjesë të vetes gjatë viteve të vrullshme në karrierë.