Drama mes aktorëve Brad Pitt dhe Angelina Jolie pritet të marrë përmasat e gjyqit të Johnny Depp me Amber Heard. Kjo pasi ish çifti, i cili u nda në 2016, jo vetëm që nuk ka rënë ende dakord për kujdestarinë e fëmijëve, por kanë mosmarrëveshje të tjera dhe Pitt e ka hedhur në gjyq.

 

Pitt ka mësuar se Angelina Jolie i kishte shitur gjysmën e vreshtit të tyre të famshëm francez një ‘oligarku rus’ nga një deklaratë për shtyp. Ata të dy kishin një marrëveshje që nuk lejonte shitjen e vreshtit në Francë, pa rënë të dy dakord, pasi ai ishte edhe vendi ku u martuan në 2014.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por Pitt i habitur, zbuloi se ish-gruaja e tij kishte shitur ‘fshehurazi’ 50 për qind të aksioneve të saj kur një deklaratë për shtyp e vitit 2021 njoftoi se ai kishte partnerë të rinj biznesi.

 

‘DailyMail’ raporton se blerësi ishte pjesë e një konglomerati vodkash ‘të lidhur me Rusinë’, i kryesuar nga një oligark miliarder, i cili do të përdorte lidhjen e Hollivudit për të pastruar reputacionin e tij.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Siç do të tregohet në gjyq, veprimet e Jolie ishin të paligjshme, duke dëmtuar rëndë dhe qëllimisht Pitt dhe duke e pasuruar padrejtësisht veten”, thuhet në dokumentin, i depozituar në Gjykatën e Lartë të LA dhe i marrë ekskluzivisht nga DailyMail.

 

Përshtati: Living

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";