Zaimina Vasjari ka festuar një ditë më parë ditëlindjen. Këngëtarja e njohur ka ndarë me ndjekësit dy fotografi ku zbulon se kishte organizuar një festë në ambientet e shtëpisë.

Në pozat në fjalë nuk kanë munguar urimet e shumta nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj. Zaimin shfaqet e veshur me një fustan të kuq të shkurtër, ndërkohë flokët i ka mbajtur të drejta dhe të lëshuara.

Nga ana tjetër, në të gjithë ambientin mbizotëron ngjyra e zezë, nga qirinjtë, tullumbacet e madje edhe torta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";