Pasi trupi I saj u gjend ditën e djeshme në liqen, autopsia konfirmoi se Naya Rivera është mbytur dhe kjo ka qënë pasojë e vdekjes së saj.

Zyra e Kontrollit Mjekësor të Ventura-s publikoi informacionet e autopsisë të martën duke konfirmuar se trupi i gjetur të hënën ishte i 33-vjeçares Rivera.

Mënyra e vdekjes së saj u cilësua si aksidentale.

“Gjetjet e autopsisë përshtaten me mbytjen dhe gjendja e trupit është në përputhje me kohën kur ajo ishte zhytur. Në autopsi nuk u identifikuan lëndime traumatike ose sëmundje. Nuk ka asnjë indikacion nga hetimi apo ekzaminimi që droga ose alkooli luajtën një rol në vdekjen e saj, por ekzemplarët do të dorëzohen për testimin e toksikologjisë”, thuhet më tej.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aktorja e njohur e filmit “Glee” Naya Rivera u deklaruar e humbur pas vizitës në një liqen në Kaliforninë Jugore më 8 korrik.

Djali i saj katër vjeçar, Josey, u gjet në barkë I veshur me një jelek shpëtimi I cili I tha autoritetve se nëna e tij po notonte dhe nuk mundi të kthehej përsëri në varkë.

Del autopsia e aktores që u mbyt në liqen! Ja shkaku i vdekjes shkruan Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";