Pas një fundjave pa televotim dhe sfida, kjo e hënë në fermën VIP ka nisur me punët e kopshtarisë.

Vajzat fermere janë ngarkuar me detyrën për kujdesin ndaj luleve. Të tjerë me korrjen e barit. Por sigurisht edhe punët e tjera të përditshme të fermës.

Strategjia e ndarjes së detyrave, ka vendosur kryefermerin e zgjedhur, Florjan Agalliu në një përballje shumë të ashpër me Valer Kolnikaj.

Duke i dalë në krah Florit, konkurentë të tjerë gjithashtu kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj sjelljes së Valerit, duke e quajtur të tepërt vëmendjen që ai kërkon duke dëmtuar garën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në fermë kanë gjetur vend edhe debate të tjera, disa të qartësuara tashmë e të tjera jo. Ekuilibri i lojës është tronditur pas eliminimit të parë, duke shkaktuar dinamika që do të jenë në vëmendje gjatë spektaklit që nis sot në orën 21 në ekranin e Vizion Plus.

Nga ana tjetër, me dy fermerët që iu bashkuan “Fermës VIP” të premten, ka qenë i dukshëm tensioni i Elsa Lilës e cila nuk është në garë por ka marrë nga Agai misionin e sabotueses. A ka patur rrjedhje informacioni nga të rinjtë?

Aktorja Artemisa Kusi dhe modeli nga Kosova, Egzon Berisha kanë marrë kohën e tyre për të njohur fermën dhe përgjegjësitë që iu takojnë.

Por gjithashtu janë njohur me personazhet e tjerë të Fermës VIP, të cilët deri më tani i kanë pritur në një formë shumë shembullore. Mbetet për tu parë se sa do të vazhdojë njohja e terrenit dhe si do të sfidohen fermerët për të vijuar garën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në dy kanale të dedikuara të platformës Tring, Ferma VIP 1 dhe Ferma VIP 2 ju mund të ndiqni fermerët më të famshëm në vend, 24 orë në shtatë ditë të javës, në cilësi absolute./vizionplus.tv/