Eleni Foureira rikthehet për herë të tretë në skenën e Eurovizionit, teksa do të prezantojë një performancë “shpërthyese” në Malmö.

Siç njoftojnë organizatorët, ylli me origjinë shqiptare, i cili ka hyrë në panteonin e Europës me “Fuego”, do të shfaqet në intervalin e gjysmëfinales së parë, të martën më 7 maj.

Nëpërmjet këtij akti do të zbulohet skena e garës për të nisur eventin e këtij viti. Eleni Foureira do të këndojë “Fuego”, me të cilin fitoi vendin e dytë për Qipron në vitin 2018.

Kjo është hera e tretë që Eleni Foureira ngjitet në skenën e Eurovizionit. Krahas pjesëmarrjes në në vitin 2018, në vitin 2019, në Izrael, ajo mori pjesë në një akt të titulluar “Legjendat e Eurovizionit”, ku i mahniti të gjithë duke prezantuar në mënyrën e saj unike “Dancing Lasha Tumbai”. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";