Një rrëfim i Albanos pak ditë më parë në “Ferma VIP” ka bërë bujë në rrjet. Aktori tregoi se pse është ndarë me ish-partneren.

E njihnin të gjithë kamarierët dhe taksistët e Tiranës. Tek taksia e 6 e kuptova dhe i thashë ik ti se po shkoj të marr makinën. E më tha çfarë ke, s’kalove bukur? E i thashë më mirë që mbaroi bukuria këtu. Të të njohin të gjithë taksistat është...”, ishte një pjesë e deklaratës së Albanos.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Zhaklin Lekatarit e cili është dhe një ndër feministet e njohura në vendin tonë. E ftuar në “Ferma Club”, Zhaklina ka deklaruar se Albano ka ofenduar veten e tij me këtë rrëfim.

Nuk habitem më nga kto shprehje mizogjine që tentojnë të ulin moralin e një gruaje. Që ulet nga një burrë që varet nga marrëdhëniet që ka pasur. Nuk më pëlqen fare që ekziston një model i vajzës së mirë dhe ajo është njeriu që fusim në shtëpi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nuk kam qenë dakord me deklaratat e Albanos dhe për një vajzë tjetër në emisionin e tij. Jam munduar të promovoj barazinë gjinore.

Përsa i përket deklaratës së Albanos ai ka ofenduar veten e vet, sepse ai e ka zgjedhur vetë këtë vajzë. Njëherë që ke bërë një vendim të gabuar. Jetojmë në një epok ku një element i vogël sjell pasoja fizike, mendore, psikologjike“, shpreher Zhaklin Lekatari./vizionplus.tv