Muzikanti amerikan Travis Barker festoi ditëlindjen e 45-të të gruas së tij Kourtney Kardashian duke shpërndarë një foto të sajën të ulur në tualet. Fotoja qesharake u prit me reagime humoristike nga 8.7 milionë ndjekësit e tij.

“Kjo është dashuri e vërtetë,” shkroi një fans në një koment.

Ndërkohë, të tjerët menduan se fotografia ishte e papërshtatshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Më vjen shumë keq, por fotografia nuk është etike aspak. Shpresoj që Kourtney ta miratojë këtë?” tha një tjetër fans.

Urimi i ditëlindjes së Barker, natyrisht përfshinte fotografi të tjera të bashkëshortes së tij.

“Gëzuar ditëlindjen për gruan time të bukur, shoqen e shpirtit dhe shoqen më të mirë përgjithmonë. Të dua”, ka shkruar muzikanti. “Më pëlqen jeta jonë së bashku. Faleminderit që je gruaja më e mahnitshme që një person mund të kërkojë”