Dhuna në familjen mbretërore mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias dhe babait të saj ishte kryelajmi i ditës së mërkurë.

Pas lajmeve doli edhe video ku tregonte qartë se gjendja mes Princit dhe ish-bashkëshortes së tij ishte mjaft e agravuar, ku të dyja palët pretendonin për dhunë, ndërsa secili më vetë ka denoncuar në polici tjetrin, si dhe kanë kërkuar urdhër-mbrojtje.

Vetë princi në dëshminë e dhënë në polici ka pretenduar se është goditur me dru nga ish-vjehrri i tij Gjergj Zaharia, ndërsa ky i fundit ka pretenduar të kundërtën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana tjetër edhe Elia Zaharaia ashtu siç edhe dëgjohet në videon e mësipërme pretendon se ish-bashkëshorti i ka rrahuar babain, madje e akuzon atë se ka falsifikuar diplomat e shollës së mesme dhe të lartë.

Por pavarësisht të gjithave Elia Zahari vijon të mbajë në instagramin e saj akoma mbiemrin Zogu, edhe pse të dy kanë deklaruar më herët se janë në proces divorci.

Ende nuk dihet nëse Elia ka vendosur të mos e heqë vetë mbiemrin Zogu apo është politikë e instagram, e cila pasi merr “TIK-un” nuk të lejon të bësh ndryshime në profil.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithatë  ligji shqiptar të lejon të mbash mbiemrin e burrit edhe pas divorcit.