Tashmë të gjithë e dimë se Tayna po sjell hitin e saj të ri pasi kjo u mësua nga menaxheri i saj, Rinor Hykolli. Në InstaStoryn e tij u postuan pjesë nga xhirimi i videoklipit.

Tayna në këtë videoklip shfaqet me flokët ngjyrë rozë duke na kujtuar pak videoklipin e saj të parë me Don Phenom ku shfaqej me flokët ngjyrë blu. Kënga e Taynes do të quhet “Bass” dhe është lajmëruar se do lançohet ditën e dielë.

Këngëtarja ka postuar disa foto tepër provokuese dhe nuk i ka shpëtuar komenteve të ndjekësve të saj. Sensualitetin e saj komentuesit nuk mund ta fshihnin, madje ka patur edhe nga ata që e kanë akuzuar për ndërhyrje estetike.

Reperes i ka rënë në sy një fanse që i shkruan: “Si ka mundësi që të pasmet e tua rriten çdo ditë e më shumë”, duke dyshuar për ndërhyrje estetike. Tayna nuk e ka lënë pa pergjigje pasi ka komentuar me disa emoji ushqimesh, duke treguar kështu se thjesht ka shtuar në peshë dhe asgjë më shumë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tashmë ajo ndodhet në Kosovë dhe presim vetëm që ajo të publikojë hitin e saj.

Fotot sensuale të Taynas provokuan komentuesit për operacione plastike shkruan Vizion Plus.