Pavarësisht se është një nga artistet më të njohura në botë dhe kthen në hite çdo këngë që publikon, Adele duket se nuk ka kaluar momentet e saj më të mira kohëve të fundit, siç ka rrëfyer edhe ajo vetë.

 

Këngëtarja britanike ka treguar se  ka qenë e varur nga kafeja dhe se lënia e saj ka qenë më e vështirë nga sa mendonte.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

35-vjeçarja ka pranuar se ka hequr dorë nga kafja, proçes i cili nuk ka qenë dhe aq i lehtë për të.

 

“Më dukej sikur po bëhej luftë në kokën time. Këtë javë vendosa të ndaloj së piri kafe dhe kam pasur migrenë gjatë gjithë javës. Kisha një dhimbje koke të tmerrshme për dy ditë” tha fillimisht Adele.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ishte sikur po bëhej një luftë brenda kokës sime. Ishte më e vështirë se të lija duhanin, më e vështirë se kur dëshiron të lini alkoolin.”

 

Megjithatë, këngëtarja tregon se pavarësisht dhimbjeve dhe shqetësimeve të ditëve të fundit, ajo nuk dëshiron të dorëzohet në gjysmë të rrugës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Jam e mërzitur se cilat janë këto simptoma. Nuk po dorëzohem”, përfundoi ajo.

 

Ndër të tjera, Adele pranoi një moment ku dhimbja u largua, dhe se gjatë asaj kohë ajo ishte në skenë. Sipas saj, janë dy substanca që truri i saj i ka përvetësuar në të njëjtën mënyrë dhe që e qetësuan tërheqjen e saj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kafeina dhe adrenalina duhet të jenë e njëjta gjë, sepse në momentin që u ngjita në skenë dhe të gjithë filluan të më këndonin, dhimbja e kokës më u largua pak”./Living/