Aktori i famshëm në rolin e “Chandler Bing” në serialin “Friends”, Matthew Perry, është fejuar me të dashurën e tij 22 vite më të re.

51 vjeçari po shijonte prej dy vitesh historinë e dashurisë me partneren e tij 29-vjeçare, Molly Hurëitz.

Lajmin e fejesës e konfirmoi vetë Perry për revistën “People”.

“Vendosa të fejohem! Fatmirësisht më qëlloi të takoja dhe të frekuentoja gruan më të mrekullueshme që ekziston në rruzullin tokësor.” , – u shpreh ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dyshja nisi të takohej që në vitin 2018 dhe madje kaluan pushimet e para së bashku, ndërsa pritet që edhe festën e Krishtlindjeve ta kalojnë bashkë.

Më herët, Molly bëri një dedikim romantik për aktorin në llogarinë e tij në Instagram, duke i shprehur dashurinë për festën e Shën Valentinit./ Living