Pikërisht kur u tha se gjërat po bëheshin serioze, romancës së Tom Cruise dhe socialistes ruse Elsina Khayrova i erdhi fundi.

Tom vendosi të bënte publike lidhjen e tij në fillim të dhjetorit, por lidhja nuk zgjati më shumë se disa muaj. Sipas një raporti të fundit, Cruise nxitoi shumë dhe Elsinës nuk i pëlqeu kjo gjë.

Cruise ka kaluar tashmë tre divorce në jetën e tij dhe ai ndjeu se mund të anashkalonte disa gjëra duke i kërkuar Elsinës të martoheshin sa më shpejt.

Sipas Radar Online, Elsina Khayrova nuk pranoi të martohej me të pas vetëm disa muajsh lidhje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Burime të afërta thonë se aktori u dashurua marrëzisht me të në një kohë rekord, por modelja ruse nuk ishte ende e gatshme t’i çonte gjërat në një nivel tjetër. Pavarësisht se tashmë dinin gjithçka për njëri-tjetrin, ajo nuk kishte asnjë tërheqje për mënyrën se si ylli i Hollivudit donte t’i qasej kësaj marrëdhënieje.

Khayrova, 36 vjeç e cila thuhet se është vajza e një politikani aleat të Putinit – ka një djalë dhe një vajzë nga martesa e saj e mëparshme me oligarkun rus dhe tregtarin e diamanteve, Dimitry Tsvetkov./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";