Vëllai më i vogël i supermodeleve Bella dhe Gigi Hadid , Anwar, zbuloi se ai shkoi në një pelegrinazh në qytetin më të shenjtë të Islamit, Mekë, gjatë Ramazanit .

Ish-i dashuri 24-vjeçar i Dua Lipës , postoi një sërë fotografish në Instagramin e tij të shtunën nga udhëtimi i tij në vendlindjen e Profetit Muhamed në Arabinë Saudite .

‘Umre me vëllezërit e mi të vërtetë!!! Vullneti nën Zotin. Përjetësisht mirënjohës për këto momente. Tani në shtëpi”, ka shkruar ai krah fotove.

Babai i tij, Mohamed Hadid 75 vjeç, i cili është një musliman palestinez komentoi me krenari postimin e djalit të tij, duke shkruar, “Djali im me besimtarët e fisit të tij”.

Ndërkohë nëna e Anwar-it, ish- ylli i Real Housewives of Beverly Hills dhe modelja holandeze Yolanda Hadid , 60 vjeç, e cila u divorcua nga babai i tij në vitin 2000 thjesht la një emoji me zemër të zezë./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";