Të gjithë kemi tendencën në ditët e sotme që të përdorim produktet e fundit të cilat bazohen në teknologjinë më të re për heqjen e rrudhave, hidratimin e fytyrës etj etj.

Ka disa personazhe që janë dhe shumë të njohur të cilët kanë shprehur në intervista se ende përdorin truket e gjysheve në kujdesin e fytyrës.

Një nga këto është dhe aktorja jennifer Aniston. Ajo ka thënë në një intervistë se për rrudhat e syve përdor vazelinën në vend të kremit.  Ajo është e sigurt që kjo e ndihmon për zhdukjen e rrudhave.

Personazhe të tjerë që ende përdorin sekretet e gjysheve janë:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Catherine Zeta-Jones i shpëlan flokët me birrë, pasi përmban vitaminë B dhe është thelbësore për të pasur flokë të shëndetshëm.

Halle Berry bën scrub me kokrrat e kafesë.

Hilary Duff e shpëlan fytyrën me ujë trëndafili para se të vendosë hidratuesin.

Miranda Kerr përdor balsam buzësh përreth syve të saj, në vend të highlighter-it. Kjo gjë u jep syve një pamje më natyrale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mariah Carey përdor shkëlqyes buzësh me mente për një efekt më volumizues për buzët.

Emma Stone përdor vajin e farave të rrushit në vend të hidratuesit./ Living