Trajneri i njohur botëror Tony J Selimi, mentor dhe ekspert i sjelljes zbuloi për herë të parë në “Vizioni i Pasdites”, historinë e trishtë kur tentoi t’i jepte fund jetës së tij kur kuptoi se ishte seksual. Sipas Selimit, ende pa e pranuar homoseksualitetin, ai mundohej ta fshihte dhe gjykonte veten pasi dëshirat seksuale që ai kishte, binin ndesh me traditat e rrënjosura shqiptare në të.

“Me mijëra probleme që erdhën deri te momenti ku desha të bëj vetëvrasje. Mospranimi i vetvetes për shkak të vlerave shqiptare dhe tradicioneve, religjionit në familjen tradicionale në të cilën u rrita. Por të gjithë ata më shtynë të shkoj të kërkoj psikologët e shkencëtarët më të famshëm në botë. Ata mund të ta shpjegojnë me dituri e me shkencë që ti të shkosh drejt rrugës së vetëpranimit, siç je” deklaroi ai.

Sot ai jeton i lumtur në SHBA, por në intervistën për Evi Reç in, Selimi tregoi se i është dashur të merrte para hua për të fluturuar drejt Londrës, ku jetoi mbi 5 muaj si i pastrehë dhe pa asnjë mundësi familjare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";