Fansat e Ed Sheeran tani mund të hidhen në ‘sulm’ për të bërë të tyret rrobat e këngëtarit, pasi ylli i muzikës ka vendosr të shesë rrobat e tij të vjetra për të mbledhur para për bamirësi.

Këngëtari i hitit “The Shape of You”, ka dërguar 445 rroba të përdorura, duke përfshirë të brendshmet dhe një veshje në formë majmuni, në një dyqan bamirësie në qytetin e tij, të cilët po i shesin veshet në eBay, shkruan Living.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por, blerësit janë paralajmëruar të bëjnë kujdes ndaj këtyre blerjeve sepse ka qarkulluar se disa artikuj janë të mbuluar me qime maceje, por dyqani bën me dije se veshjet janë me përbërje fibrash që duken si qime maceje.

Ky pretendim është ngritur pasi këngëtari 32 vjeçar ka një dashuri të veçantë për macet, madje ka edhe një llogari në instagram për dy macet e tij Dorito dhe Calippo.

Ylli do t’i dhurojë përfitimet në shtëpinë e Fëmijëve të Anglisë Lindore, të cilët ai i ka mbështetur prej disa vitesh.