Motrat Kardashian dhe Jenner prej vitesh kanë pushtuar botën e mediave sociale. Shpeshherë ato janë akuzuar nga miliona ndjekësit e tyre për promovimin e standarteve joreale të bukurisë.

 

Në të kaluarën ka patur raste kur imazhet e bukurosheve  kanë marrë shumë kritika, pasi fansat kanë pikasur përdorimin e photoshop.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E lidhur me këtë temë Kylie Jenner është shprehur se ka hequr dore përfundimisht nga editimi i fotove në rrjetet sociale.

 

“Shoh kaq shumë vajza të reja që  editojnë  plotësisht  fotot e tyre. Edhe unë e kam kaluar atë fazë por tani kam më shumë besim tek vetja”, është shprehur 25-vjeçarja  gjatë episodit të radhës të “The Kardashians”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe nga themeluesja e “Kylie Cosmetics”, Khloé Kardashian vuri në dukje se komentet në rrjetet sociale kanë ndikuar në mungesën e vetëbesimit ./Living/