Sonte në mbrëmje, skena e “Albania’s Got Talent” ndizet sërish me energji, emocione dhe shumë surpriza. Spektakli i talenteve shqiptare rikthehet me natën e tretë të audicioneve, që do të transmetohet në orën 21:00 në Vizion Plus.

Në këtë fazë të garës, dhjetëra konkurrentë nga i gjithë vendi dhe diaspora do të provojnë të bindin jurinë me performanca të ndryshme, nga kënga e vallëzimi, deri te iluzioni dhe arti skenik. Çdo garues mban me vete një histori, një ëndërr dhe një shpresë për t’u bërë pjesë e më të mirëve të këtij sezoni.

Sërish do të jenë katër anëtarët e jurisë Agron Llakaj, Adelina Ismajli, Kastro Zizo dhe Elsa Lila, e cila i është bashkuar këtij kasti, e që do të duhet të përzgjedhin mes më të talentuarve për të vijuar rrugëtimin drejt netëve gjysmëfinale. Zgjedhje këto shpesh të vështira që do të vendosin jurinë përballë dilemash të mëdha.

Edhe talentet e kësaj mbrëmje do të luftojnë për të rrëmbyer po-të e jurisë. Por a do të mundet ndonjëri prej tyre të marrë “Golden Buzzer-in” e mbrëmjes, duke u bërë automatikisht finalisti i dytë, pas artistit Diego Zelka?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Spektakli i rekordeve televizive në të gjithë botën vijon të thyej rekord edhe në Shqipëri. Energjia e pashtershme e grupit “Future steps”, zëri melodioz i Luta Toskës, elasticiteti i Enxhit dhe Megan, apo bateristi i vogël Geart Nazifi, etj., kanë rrëmbyer vëmendjen e audiencës edhe në rrjetet sociale përgjatë kësaj jave.

Ky produksion i Vizion Plus pritet të sjellë performanca të papritura, momente humori, por edhe skena që prekin zemrën. “Albania’s Got Talent” po konfirmohet si një nga spektaklet më të ndjekura të momentit, duke sjellë jo vetëm argëtim, por edhe një panoramë të gjallë të talenteve shqiptare.

/vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";