Vajza e Monica Belluccit po bën karrierë në botën e modelingut dhe e ëma nuk ngurron herë pas here ta tregojë krenarinë e saj.

Së fundmi aktorja e famshme dhe Deva Cassel kanë qenë në eventin e Cartier në Paris, i cili festonte 100 vjetorin e koleksionit ikonik ‘Trinity de Cartier’.

Monica ka publikuar fotot me të bijën dhe komentet kanë vërshuar në profilin e saj. Ka nga ata që mendojnë se Deva është një kopje e së ëmës, por edhe nga ata që thonë se Monicca është gruaja më e bukur në botë dhe as e bija nuk krahasohet me bukurinë e saj.

Aktorja 59 vjeçare po shijon ndërkohë dashurinë me producentin Tom Burton dhe duket shumë e lumtur./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";