Sydney Sweeney është aktorja amerikane, vetëm 26 vjeç, por u bë mjaft e famshme pasi u shfaq në Euphoria të HBO dhe sezonin e parë të The White Lotus.

Ajo ka një komunitet mjaft të madh që e ndjek në rrjetet sociale, veçanërisht në Instagram. Së fundmi aktorja ka udhëtuar në Meksikë, ku fotot provokuese nuk kanë munguar.

Por ajo që ka marrë vëmendjen e miliona ndjekësve të saj është foto ku në bluzen e saj shkruhet: Më falni që kam gjoks të bukur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por nuk është kaq e thjeshtë. Kjo foto është komentuar si një përgjigje nga aktorja për producenten e Hollivudit, Carol Baum, e cila e akuzoi atë se ishte “jo e bukur” dhe “e paaftë për të aktruar”.

Baum tha se e kuptoi këtë pasi pa filmin e fundit të Sweeney, “Anyone But You”, në një aeroplan.

“Doja të dija se kush është ajo dhe pse të gjithë po flasin për të,” shpjegoi producentja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sa e trishtueshme që një grua që është në gjendje të ndajë ekspertizën dhe përvojën e saj, zgjedh të sulmojë një grua tjetër,” tha Sydney Sweeney në një deklaratë për Page Six. “Nëse kjo është ajo që ajo mësoi në dekadat e saj në industri dhe mendon se është në rregull t’i mësojë studentët e saj, është turp.”/vizionplus.tv