Moderatorja e njohur e sportit, Lei Kraja, prej disa kohësh është kthyer në një nga femrat më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Ajo herë pas here akuzohet nga fansat e saj të shumtë se ka bërë operacione plastike.

Një ditë më parë, ajo ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka folur pikërisht për këto fjalë që qarkullojnë për të, duke sqaruar një herë e mirë shikuesit.

Lei i ka mohuar këto zëra duke u shprehur se për momentin nuk ka bërë asnjë ndërhyrje, ndërsa shtoi se dëshiron të ndryshojë pjesën e syve, pra ta bëjë më të tërhequr.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Gjithmonë e kam shprehur atë gjë që dua të bëj dhe është tërheqja e syrit. Kur kam qenë e vogël, gjithmonë i tërhiqja sytë me llastik dhe tani më kanë rënë dhe më thonin që ‘kujdes se do të bien’ dhe tani që më kanë rënë pak, atë dua të bëj, edhe e kam thënë haptazi që do ta bëj”, është shprehur Lei Kraja.