Monica Bellucci ka konfirmuar lidhjen e saj me regjisorin Tim Burton. Aktorja 58-vjeçare italiane, në një intervistë për “Elle France” zbuloi se e dashuron 64-vjeçarin amerikan.

 

“Çfarë të them… Së pari, jam e lumtur që e kam njohur. Është nga ato takime që rrallë të ndodh në jetë. E dashuroj si njeri dhe tani do ta njoh edhe si regjisor”, tha Bellucci, e cila do të interpretojë në filmin “Beetlejuice 2” të regjisorit Tim Burton.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Monica dhe Tim janë takuar para 16 vjetësh, por kanë nisur të dalin me njëri-tjetrin tetorin e kaluar, kur u takuan sërish në Festivalin e Filmit në Lion./Living/