Ameli është fëmija i parë i dy këngëtarëve të njohur, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj. Vogëlushja tërheq vëmendjen e të gjithëve, sa herë që prindërit publikojnë ndonjë foto apo video në rrjetet sociale.

Tashmë ajo është një motër e madhe, pasi në janar të këtij viti Miriam solli në jetë fëmijën e dytë, Duam.

E si motra më e madhe, duket se ajo kujdeset për vëllain e vogël. Miriam ka publikuar së fundmi disa video ku dëgjohet Ameli duke i kënduar ninulla të voglit të shtëpisë, për ta vënë në gjumë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Miriami ka filmuar momentin e ëmbël, teksa në sfond dëgjohet zëri i Amelisë e cila i këndon të vëllait ëmbëlsisht.

“Nani nani shpirti i motrës, të më rritesh si drita e hënës”- dëgjohet të thotë ajo duke ja shkrirë zemrën jo vetëm të ëmës, por edhe të gjithë ndjekësve në “Instagram”.