Real Madridi barazoi në mesjavë 1-1 me RB Leipzig në ndeshjen e kthimit të 1/8 në Champions League, duke kaluar më tej në çerekfinale edhe falë fitores minimale në ndeshjen e parë.

Pas duelit për mediet foli Jude Bellingham. Mesfushori anglez pati një fund interviste të vështirë, me gazetaren italiane Alessia Tarquino të Amazone Prime që veçse i kërkoi t’i thoshte direkt të birit për t’u fokusuar te mësimet, e ftoi edhe në banesë, shkruan Living.

“Ju kam borxh një mirënjohje sepse pas bisedës sonë, djali im po sillet shumë më mirë, ndaj faleminderit shumë ”, i tha Alessia të riut Jud.

Pastaj ajo i kërkoi të fliste me të birin direkt për detyrat e shkollës, pasi si fans i tij do e dëgjonte.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në fakt kam edhe një kërkesë, a mund t’i thuash të bëjë detyrat e spanjishtes?”

Bellingham ishte i shpejtë.

“Gabriel, bëj detyrat e shtëpisë në spanjisht ose do të përfundosh si unë, nuk do të flasësh shumë spanjisht.”

Më pas erdhi pyetja që befasoi dëgjuesit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“A doni të vini në shtëpi me mua?”.

Bellingham, ndonëse flet pak spanjisht, kuptoi menjëherë gjithçka dhe pa drejt e në objektivin e kamerës me sy të zmadhuar.

“Ji i qetë ,” u përgjigj ai në anglisht.

Italiania u përpoq të rregullonte gjërat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ti je djali im i përsosur, mos ketë keqkuptime nuk është propozim ”, shtoi ajo.