Monica Bellucci dhe Vincent Cassel kanë qenë një çift i përsosur që nga viti 1996 deri në vitin 2013. Nga martesa e tyre lindën dy fëmijë, Deva 19 vjeçe dhe Léonie 14 vjeç sot.

Por pas më shumë se pesëmbëdhjetë vjetësh bashkëjetesë Monica Bellucci i tha stop burrit të saj aktor.

Më sipë ju tregojmë një nga fotot ku ata duken shumë të rinj.

Në një intervistë disa vite më parë Monica rrëfeu se arsyeja e ndarjes së tyre ishte distanca.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Isha unë që e mora vendimin”, thotë Monica Bellucci por nuk e mohon që ka “vuajtur shumë”. “Kur e lë dikë, kjo nuk do të thotë se nuk e do më. Kjo do të thotë se nuk është më e mundur të vazhdosh” u shpreh Bellucci. Ndërkohë që tregon arsyen e këtii divorci: distancën. Vincent po shpenzonte shumë kohë në Brazil, gjë që ndikoi në marrëdhënien e tyre, shkruan Living.

Megjithatë, që atëherë, të dy e kanë ripërtërirë jetën e tyre. Vincent Cassel u dashurua me modelen Tina Kunakey, me të cilën u martua dhe ka një vajzë të quajtur Amazon. Pas ndarjes me të u lidh me një tjetër modele që ngjan shumë me Tinën por quhet  Narah Baptista. Ndërsa Monica thuhet po jeton historinë e dashurisë me Tim Burton.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por Vincent Cassel dhe Monica Bellucci gjithmonë janë pasur marrëdhënie të mirë edhe pas ndarjes. Para pak kohësh Vincent u shpreh se nëse ish-gruaja e tij do kishte nevojë, ai është gati të përshkonte globin për të. /Living

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";