“Ku është Arbana, është edhe Xhemi” apo “Ku është Xhemi, është edhe Arbana”, renditja e emrave nuk ka rëndësi, madje për vajzat e suksesshme të TOP-it nuk ka patur rëndësi as distanca, të punuarit në të njëjtin televizion apo sukseset profesionale, ato kanë zgjedhur të jenë gjithmonë bashkë. Në të mirë dhe në të keq, derisa… Nuk ka vend për derisa, pasi Pandën dhe Chemin, siç e quajnë njëra-tjetrën me humor, por dhe shumë dashuri, asgjë nuk mund t’i ndajë.

 

Për dy shoqet e ngushta pushimet nuk kanë mbaruar akoma. Ato kanë vendosur që këtë fillim shtatori të “shtegtojnë” drejt Comos-s për të shijuar kohën, ushqimin e mirë ose për të blerë ndonjë vilë në qytezën magjepsëse buzë liqenit (shaka e Arbanës kjo).

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Udhëtimet mes vajzash janë gjithmonë një ide e mirë, por nga një foto kuptuam se atyre u janë bashkuar edhe bashkëshortët respektivë, Eduarti dhe Ergysi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Si Arbana, ashtu edhe Xhemi kanë ndarë në Instagram-et e tyre copëza nga ky udhëtim, ku shfaqen gjithë shend e verë. Nëse edhe ju keni akoma kohë të lirë dhe s’dini ç’të bëni, ndiqni shembullin e tyre, shkruan Living.

Nuk keni pse të shkoni deri në Itali për t’u kënaqur me shoqen e ngushtë, mund të shijoni fare mirë një piknik në Bovillë, një vizitë te pazari ose kalaja e Krujës apo pakëz Vlorë. Kur je i rrethuar nga miq të mirë, çdo gjë bëhet më e bukur dhe sikur thjesht të pish një kafe te lokali poshtë pallatit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";