Një kategori e re do t’i shtohet Oscars nga viti 2026 dhe do të ketë të bëjë me shpërndarjen e roleve (casting), siç njoftohet nga Akademia Amerikane e Arteve dhe Shkencave të Filmit (AMPAS). Ky është shtimi i parë i një kategorie në çmimet e filmit me famë botërore që nga viti 2001, kur u dha Çmimi i Akademisë për Filmin më të Mirë të Animuar.

“Drejorët e kastit luajnë një rol kyç në krijimin e filmave dhe ndërsa Akademia evoluon, ne jemi krenarë të shtojmë kastin në industritë që njohim dhe shpërblejmë”, thanë Bill Kramer dhe Janet Young, CEO dhe Presidente e AMPAS.

Drejtorët e Casting-ut kanë një rol vendimtar në prodhimin e një filmi, pasi ata kërkojnë aktorët e duhur për të mishëruar personazhet në skenar. Prej vitesh kishte pasur një debat në Hollywood për njohjen e punës së tyre.

Akademia Amerikane e Arteve dhe Shkencave të Filmit nuk ka specifikuar nëse çmimi do të jepet drejtpërdrejt gjatë ceremonisë së Oscars, siç është rasti sot me statujat në 23 kategori të tjera./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";