Janë disa aktoret e Hollivudit që shprehen vazhdimisht kundër ndërhyrjeve të tepruara dhe faktit se të pasurit rrudha është një proces natyral i jetës dhe shenjë se kanë jetuar, me të mirat e të këqijat e saj.

E njohur për deklaratat e saj të drejtëpërdrejta, edhe këtë herë, aktorja Sharon Stone ka folur për krenarinë e 65 viteve të saj. Së fundmi, për Times Uk, ajo ka thënë se njerëzit që kanë frikë nga plakja janë mosmirënjohës dhe budallenj!

Në formë shumë të mirë fizike, portreti i aktores është ai që kemi parë gjithnjë, bashkë me gjurmët e kohës. Ok, nivele të tilla vetëbesimi nuk u përkasin të gjithëve, por mbase me leximin e sa më shumë deklaratave të ngjashme, do të ulet frika ndaj plakjes./Living/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";