CEO i Meta, Mark Zuckerberg ka marrë vëmendjen e mediave, por këtë herë jo për një zbulim novator të teknologjisë. Një foto e edituar e tij është bërë virale.
Ishte një përdorues i platformës sociale X që publikoi foton e Zuckerberg të ndryshuar, me mjekër, mustqae dhe të nxirë.

Përdoruesit e rrjetit u mrekulluan me transformimin, me komente që varionin nga shakatë lozonjare e deri te kurioziteti i vërtetë për zgjedhjet e kujdesit të miliarderit.

Një përdorues shkroi, “Ai në fakt duket bukur kështu, nuk e mendoja se do të ndodhte ndonjëherë.”

Gruaja e Zuckerberg, Priscilla Chan, gjithashtu iu bashkua argëtimit duke shpërndarë foton e redaktuar në Instagram Stories.

“A e ka parë njeri burrin tim??? Dhe kush është ky djalë?”, ka shkruar ajo krah fotos.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Padyshim nuk ka munguar edhe reagimi i të zotit të punës.

Ai postoi një fotografi të briskut me një ‘emoji’ të menduar dhe duke marrë në konsideratë këshillat në rrjetet sociale për të rritur mjekrën./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";