Ndarja e Chiara Ferragni dhe Fedez vazhdon edhe në rrjetet sociale. Ditën e djeshme, dajli i tyre Leone festoi 6-vjetorin e lindjes. Edhe pse ishin të dy prezent në festën gjigante, Chiara dhe Fedez nuk shkrepën asnjë foto bashkë duke dashur të mos shfaqen më sëbashku publikisht.

Megjithatë, që nga fundjava, fytyrat e Leones dhe Vittoria-s, fëmijëve të tyre, nuk shfaqen më në fotot dhe videot e çiftit . Fëmijët shfaqen gjithmonë vetëm nga pas.

Një detaj që padyshim nuk u ka shpëtuar ndjekësve që janë mësuar gjithmonë të shohin fytyrat e fëmijëve të vegjël Ferragnez në Instagram.

“Për të përhapur imazhin e një fëmije duhet pëlqimi i të dy prindërve dhe mjafton që njëri prind të kundërshtojë në mënyrë që tjetri të mos publikojë asnjë foto të fëmijës”, thotë avokati milanez Carlo Rimini për Corriere./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";