Vetëm pak javë më parë, aktori i njohur Robert de Niro u bë baba për herë të shtatë në moshën 79-vjeçare. Një lajm që habiti shumë njerëz duke patur parasysh moshën e tij, por mesa duket një tjetër aktor i suksesshëm pritet t’i shtohet listës së baballarëve të vonë. Al Pacino, ylli i “Scarface”, “The Godfather” apo “Scent of a woman”, do të bëhet baba për herë të katërt në moshën 82-vjeçare.

 

Sipas “Page Six” e dashura e tij, 53 vite më e re, Noor Alfallah, është shtatzënë në muajin e tetë. Lidhja e tyre u konfirmua pranverën e kaluar pasi dolën bashkë publikisht, edhe pse sipas miqve të çiftit ata janë janë në një marrëdhënie që prej 2020-s. “Pacino dhe Noor filluan të takoheshin gjatë pandemisë.  Ajo është prej disa kohësh me Al-in dhe ia kalojnë shumë mirë. Diferenca në moshë nuk duket të jetë problem edhe pse Pacino është më i vjetër se babai i saj”, tha një burim për Page Six.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aktori me origjinë nukk është martuar kurrë deri më sot, por ka 3 fëmijë nga lidhjet e mëparshme: Julie Marie 33 vjeçe, me Jan Tarrant si dhe binjakët Olivia dhe Anton James, të dy 22 vjeç, me Beverly D’Angelo./Living/