Aktorja e njohur dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi mposhti me sukses, për herë të tretë tumorin. Ajo ia doli të kthehet me fitore sërish, pasi njoftoi në rrjetet sociale se po i nënshtrohej një operimi të vështirë.

“Po kthehem me fitoren e tretë”, shprehet ajo në fjalët e para publikisht pasi doli me sukses nga operimi. Ndërsa pak orë më parë ka publikuar si rrallëherë një foto me katër fëmijët e saj.

“Pasuria ime”, shkruan ajo krah fotos.

Nëna e katër fëmijëve, rreth tre vite më parë mposhti për herë të dytë sëmundjen e rëndë. Ajo luftoi sërish pas 9 vitesh me tumori në kokë dhe ja doli me sukses.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dy armiqë konsideron në jetë Adriana Matoshi, ata që në fytyrë të qeshin dhe pas shpine të shkelin dhe më e rëndësishmja, kur të tradhton shëndeti./vizionplus.tv