Fermerja e parë e eliminuar nga Ferma VIP, Rigelsa Cybi ka qenë sot në Ferma Club ku ka shprehur të gjitha ndjesitë e saj, pozitive dhe negative vetëm pak orë pas daljes.

“Unë jam shumë e lidhur me Romën dhe më pëlqen kaosi. Por ditët që kam qenë në Fermë të jep një qetësi shpirtërore, zhurma lumi, zogjtë, kafshët. Ishte gjëja më e bukur që ferma më ka dhënë”, tha modelja.

Por ajo nuk shpëtoi pa u pyetur rreth jetës private dhe reagimit të partnerit pas eliminimit të saj.

“Në momentin që ndeza telefonin nuk mbaronin mesazhet. I dashuri im ishte shumë i lumtur. Më përgëzoi që nuk ndryshova dhe më tha që më pret me krah hapur në Itali. Ai është shqiptar. Nuk ishte bërë xheloz për asnjë nga djemtë”, tregoi ish-fermerja./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";