As një surprizë romantike, me petale lulesh, gotë vere dhe qirinj në tryezë nuk tundoi Antonetën në vendimin e saj.

Plot 10 muaj nga fillimi i “PërPuthen” në Top Channel, Antoneta vendosi që t’i mbyllë derën Lulzimit për krijimin e një çifti së bashku, duke avantazhuar në këtë rast më shumë Anduelin, i cili është i përzgjedhuri i saj për javën e ardhshme.

Megjithatë konfirmoi se asgjë nuk ka mbaruar, takimi i radhës me Anduelin do të jetë vendimtar nëse ajo do të krijojë një çift me të, apo do të zgjedhë të largohet e vetme nga emisioni.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Unë e prita disa javë kthimin e Lulzimit dhe kjo tregon vlerësimin tim për të. Ai është një djalë shumë i mirë, ka cilësi shumë të mira. Por e shikoj atë si shok”, u shpreh Antoneta.