Pasi vendosi që lidhjen e saj ta bënte publike, këngëtarja e njohur Genta Ismajli nuk nguron që në profilin e saj në “Instagram” të postojë momente me partnerin turk.

Para disa kohësh, Genta Ismajli postoi n “Instastory” disa pamje ku tregonte se po bënte boks me partnerin e saj turk, Hysen Usta. Në postimet e saj, këngëtarja e njohur shihej teksa niste të hidhte grushte dhe shkelma në drejtim të Hysenit, para se ky i fundit të shpallet fituesi i raundit të dytë!

Ndërsa sot, në profilin e tyre të përbashkët në “Instagram”, i cili mund të menaxhohet edhe nga fansat e tyre, është publikuar një tjetër video ku ata shfaqen duke bërë boks.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por kësaj radhe nuk është Usta ai që del fitues, është Genta ajo që e rrëzon e para partnerin. Fillimisht ajo e nis me rregulla boksin, por më pas gjuan pa pushim derisa e ul përtokë. “Më në fund dashuria ime më mundi “, shkruhet krahas videos që në pak minuta ka marrë mijëra pëlqime.