Policia franceze sekuestroi 72 armë zjarri dhe më shumë se 3000 fishekë në shtëpinë e aktorit Alain Delon.

Një poligon i vogël qitjeje u gjet gjithashtu në shtëpinë e aktorit, në Duša-Montcorbon, rreth 135 kilometra në jug të Parisit.

Prokurorët thanë se Delon, 88 vjeç, nuk kishte leje armësh.

Alain Delon ishte një yll i epokës së artë të kinemasë franceze, i njohur për rolet e tij në hite si Samurai dhe Borsalino.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kontrolli i shtëpisë së tij u urdhërua pasi një oficer i caktuar nga gjykata, i dërguar në shtëpinë e Delon, vuri re armën dhe lajmëroi gjyqtarin.

Delon pësoi një goditje në tru në vitin 2019 dhe ka një gjendje të rëndë. /vizionplus.tv