Princi Harry mbërriti në Londër mesditën e së martës për të vizituar babain e tij, mbretin Charles, pas njoftimit se monarku ishte diagnostikuar me kancer, raportuan mediat britanike.

Sipas Telegraph, Duka i Sussex, Princi Harry, djali më i vogël i monarkut 75-vjeçar, i cili ka hequr dorë nga detyrat e tij mbretërore dhe ka jetuar në SHBA gjatë viteve të fundit, mbërriti në Aeroportin Heathrow duke udhëtuar në një fluturim nate për të vizituar babanë e tij në rezidencën e tij në Londër në Clarence House.

Harry është distancuar nga babai dhe vëllai i tij në tre vitet e fundit dhe në vitin 2023 ai publikoi një autobiografi në të cilën kritikon familjen mbretërore.

Lajmi se mbreti Charles III vuan nga kanceri ishte i papritur. Sipas pallatit, i cili bëri të ditur lajmin, diagnoza e kancerit nuk lidhet me çështjen e prostatës, për të cilën ai u shtrua në spital pak ditë më parë. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";