Mes temës së nxehtë rreth shëndetit të Princeshës së Uellsit, së fundmi po qarkullojnë thashetheme se marrëdhënia e tyre është në krizë.

Disa burime jozyrtare kanë thënë se Princ William është duke e tradhtuar Kate Middleton me një tjetër. Madje thuhet se me të lidhja ka nisur që në vitin 2019.


Bëhet fjalë për ish- modelen Rose Hanbury, e cila është e martuar me David Cholmondeley dhe kanë tre fëmijë. Familja e Rose ka lidhje shumëvjeçare me familjen mbretërore, pasi u kanë shërbyer ndër breza. Por, pas operacionit të Kate, u fol se marrëdhënia e princeshës së Uellsit dhe ish- modeles u kris dhe aty rifilluan thashethemet për një tradhëti të mundshme nga William.

Një tjetër dyshim tek publiku ka ngritur foto shumë e komentuar në rrjet, që Kate postoi me tre fëmijët e saj të cilën e kishte fotoshopuar. Përdoruesit pyesin pse aty nuk ishte William? Pse Princi nuk ishte i pranishëm në videon e Kate e cila shpjegonte për kancerin e saj etj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";