Tashmë zyrtarisht Enca Haxhia ka filluar pushimet dhe ka zgjedhur pikërisht një plazh të jugut, për të pushuar pa u munduar të dalë jashtë vendit.

Me të vajtur në bregun e detit, Enca vendosi t’i vërë flakën Instagram-it me një foto të re ku ka pozuar topless.

Këngëtarja shfaqet në breg të detit dhe ka hequr pjesën e sipërme të bikinit, ndërkohë që është kthyer nga deti. Megjithëse mban duart para gjoksit, Enca gjithsesi ka ditur ta ndezë rrjetin ku nuk kanë munguar komentet e ndjekësve.

“Princesha e Drimadhesit arriti – janë fjalët e këngëtares krahas fotos hot, që e ka shoqëruar edhe me një sirenë. Duket se në të gjitha drejtimet, kjo është një verë bombastike për Encën. Vetëm pak ditë më parë ajo publikoi super këngën e re të titulluar “Ku mete”, ndërsa e ka gati një bashkëpunim me reperin e ri Don Xhoni.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";