Qershori i 2020-s i solli Jonida Vokshit dhe Besnik Krapit, dhuratën më të bukur që kishin ëndërruar ndonjëherë, Emin, e cila u ndryshoi plotësisht jetën dy prindërve të rinj. Që nga ai moment e deri më sot e gjithë jeta e tyre rrotullohet rreth saj, por sot, muaji i gjashtë i vitit u solli dashurinë e dytë: IAN.
Moderatorja e njohur është bërë sërish mama dhe nga përshkrimi i babi Besnikut, Jonida nuk është thjesht top, por tip top. Me anë të një postimi në Instagram ku shfaqet dora e bebushit, ai ka bërë me dije se familjes i është bashkuar tanimë pjesëtari i ri, i cili ka lindur shëndoshë e mirë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Living i uron jetë të gjatë vogëlushit dhe sa më shumë mbarësi mamit dhe babit në këtë sfidë të re prindërimi./Living/