Sot në Living Room me moderatoren Brunilda Lahe, ishte e ftuar shkrimtarja Rudina Çupi.

Me siguri ky emër ju vjen në kujtesë, nisur nga një situatë në një studio tjetër, ku emri i Rudina Çupit ju prezantua poetes Adriatike Lami.

Ndryshe nga kjo e fundit, Rudina e ka marrë situatën me shumë sportivitet dhe e kujton me humor. Shkrimtarja ka treguar në “Living Room ” se prej kësaj situate njerëzit ja dinë emrin, por nuk e lidhin me personazhin e saj.

“Unë isha në grim sepse ishte një ditë shiu. Dhe së skaletë ishin ndryshuar të ftuarit. Gazetarja si duket nuk ishte informuar për këtë dhe ndodhi një keqkuptim i vogël. Shumica e njerëzve ma dinë emrin, por nuk më njohin. Një meme më ka bërë më të famshme se gjithë puna ime”, tha Rudina Çupi./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";