Shakira ka kaluar zyrtarisht në jetën e saj personale, pas divorcit me Gerard Pique. Sipas raporteve të huaja, ylli kolumbian dhe aktori britanik Lucien Laviscud tashmë janë çift.

Të dy janë takuar teksa po xhironin videoklipin e këngës së re të këngëtares me Cardi B, ‘Punteria’.

Megjithatë, sipas një burimi të Daily Mail, “miqtë e saj janë të shqetësuar pasi besojnë se aktori po përdor Shakira për të fituar më shumë famë”. I njëjti burim thotë se “ Shakira dëshiron dëshpërimisht të bie në dashuri ”, ndaj rrethi i saj i ngushtë ka rezerva për thelbin e lidhjes së tyre.

Aktori britanik Lucien Laviscud njihet më së shumti për punën e tij në ‘Emily in Paris’ si Alfie. Që atëherë ai ka marrë pjesë në disa filma dhe seriale./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";